Drejtori i NP HRMV Infrastruktura, Zoran Trifunovski me bashkëpunëtorët e tij ka marrë pjesë në mbledhjen e 17-të të Komitetit teknik për hekurudha të Bashkësisë së Transportit që u mbajt më 5 Tetor 2023 në Zagreb. Mbledhja ishte fokusuar në dy tema kyçëse, së pari është diskutuar dhe prezantuar Raporti draft final për zhvillim në lidhje me implementimin e Planit hekurudhor aksionar. Ky raport, i përgatitur në bashkëpunim me partnerët rajonal do të miratohet nga komitetit menaxhues rajonal dhe këshilli i ministrave në mbledhje të planifikuar në tetor dhe nëntor të këtij viti.
Tema e dytë ishte Raporti draft TEN i përgatitur nga Sekretariati i Bashkësisë së Transportit në lidhje me zgjerimin potencial të TENI-t rrjeti hekurudhor i Ballkanit Perëndimor. Në këtë mbledhje pjesëmarrësit kanë diskutuar për të njëjtin i cili e pasqyron gjendjen e rrjetit hekurudhor në Ballkanin Perëndimor dhe miratimin e tij me kushtet e TENI-t.
Në mbledhje morën pjesë përfaqësues nga të gjithë vendet e rajonit.
Në orët e pasdites më 5 Tetor 2023, drejtori Zoran Trifunovski ka pasur edhe mbledhje bilaterale me kolegun e tij nga Kroacia, Darko Barishiq. Në takim është diskutuar për zhvillimin e projekteve infrastrukturore, si dhe për mënyrën e financimit të tyre. Është biseduar edhe për liberalizimin e tregut të komunikacionit me tren. Në mbledhje është potencuar vlera dhe roli i lidhjes hekurudhore me rajonin.