Koridori 8 (Shkup–Kërçovë)
 
Gjatë ditës së djeshme, ekipi i NP HRMV Infrastruktura  së bashku me kontraktorët e kompanisë gjeodeze Geo Mond, kanë dale në terren me qëllim që të bëjnë matjen e hekurudhës Shkup- Kërçovë,  pjesën perëndimore së Koridorit 8, si dhe të objekteve hekurudhore përgjatë kësaj hekurudhe.
 
Këto aktivitete përbëjnë një fazë të rëndësishme në kuadër të procedurave përgatitore, me synim sigurimin e të dhënave të sakta dhe të standardizuar për projektet e ardhshme për zhvillimi dhe modernizim të infrastrukturës hekurudhore – Koridori 8.
 
Më poshtë kemi paraqitur disa pamje nga aktivitetet e kryera në terren.