Drejtori i NP HRMV Infrastruktura Zoran Trifunovski dhe drejtori i përgjithshëm i Infrastrukturës Hekurudhore të Serbisë, Nebojsha Shurlan me bashkëpunëtorët e tyre kanë biseduar për një numër të madh të temave rreth bashkëpunimit të ndërsjellët  të të dy kompanive infrastrukturore hekurudhore në mbledhjen e cila u mbajt në Beograd më 6 Tetor 2023.

Në mbledhjen mes dy drejtorëve të të dy kompanive hekurudhore është biseduar për perspektivat dhe planet për zhvillimin e infrastrukturës të të dy vendeve dhe komunikacionin hekurudhor në Korridorin 10.

Delegacioni i HRMV Infrastruktura është njoftuar me përvojat nga ndërtimi i hekurudhës së shpejtë Beograd – Novi Sad për shpejtësi prej 200 km në orë, si dhe për vazhdimin e ndërtimit të hekurudhës së shpejtë prej Novi Sad kah Subotica dhe më tej kah Budapesti.

Gjatë vizitës , drejtori Trifunovski me bashkëpunëtorët e tij kanë udhëtuar me tren në hekurudhën e shpejtë dhe e kanë vizituar vend-ndërtimin  e ndërtimit të stacionit të ri hekurudhor Qendra Beograd në Prokopi, si dhe Telekomanda nga e cila ndiqet dhe menaxhon komunikacioni i trenave në hekurudhën e shpejt Beograd – Novi Sad.

Trifunovski dhe Shurlan gjithashtu kanë diskutuar për bashkëpunimin ndërkufitar të menaxhuesve të infrastrukturave të të dy vendeve dhe mundësitë për diskutim.