Për shkak riparimit të gjysmëmbrojtësve, shtyllës së dritës dhe sinjalizimit me zë në vendkalimin VR PBE- 1 (tregun “kvantashki”) në km 445+317 mes stacionit Maxhari dhe stacionit rrugor Shkup, i njëjti do të ndërpritet nga puna e rregullt.

Ndërprerja do të ndodh më 20.11.2023, në orën 8 dhe do të zgjasë deri në revokim, gjegjësisht deri në përfundimin e punimeve.

Gjatë kohës së ndërprerjes në vendkalimin PBE- 1 (tregu “kvantashku” në km 445+317 do të aplikohen rregullat e vlefshme të komunikacionit dhe rregulla të NP HRMV Infrastruktura – Shkup, gjegjësisht vozitësi i makinerisë do ta ndërprejë  trenin në vendkalim, do ta sigurojë të njëjtin dhe pastaj vazhdon me vozitjen.

Pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor do t’i respektojnë shenjat e komunikacionit në sinjalizimin rrugor (Kryqi i Andreut dhe shenja STOP)