Drejtori i përgjithshëm – Festim Halili
Z. Festim Halili ka qenë zëvendëskryeministër në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga prilli i vitit 2016 deri në qershor të vitit 2017. Nga tetori i vitit 2018 deri në mars të vitit 2019 ka qenë profesor vizitues në Universitetin e Lituanisë për Biznes dhe Shkenca të Zbatuara në Klaipedë dhe në Universitetin e Krajovës në Rumani në Departamentin e Automatizimit, Kompjuterëve dhe Elektroteknikës. Në maj, tetor dhe nëntor të vitit 2018, gjithashtu ka qenë profesor vizitues në FH Technikum, Vjenë (Universiteti për Shkenca të Zbatuara) dhe Universitetin Pannonia – Fakultet për Teknologji Informatike në Hungari, Nga viti 2008 deri në vitin 2010 ka punuar si këshilltar për telekomunikime në INACON GmbH në Karlsrue, Gjermani.
Nga viti 2009 deri më sot është profesor në Universitetin Shtetëror të Tetovës.
Ka diplomuar në vitin 2007 për Shkenca Komunikatave dhe Teknologji në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë ku ka qenë i shpërblyer me bursë nga Fondacioni gjerman DAAD për vazhdimin e pjesës së studimeve në Universitetin teknik në Minhen, Gjermani. Magjistraturën e Shkencave Kompjuterike, Softuer dhe Aplikimeve e ka kryer në Universitetin e Evropës Juglindorë në Tetovë. Ka doktoruar për Shkenca Kompjuterike në Fakultetin e Shkencave Natyrore në Universitetin e Tiranës në vitin 2014, ndërsa në Royal Holloway University në Londër i ka kryer hulumtimet e doktoraturës me bursë nga Fondacioni “British Scholarship Trust”.