Projektet e parapara për realizim gjatë vitit 2012

PROJEKTET E PARAPARA PËR REALIZIM GJATË VITIT 2012

 

А)  KORRIDORI 10 dhe 10d

 

1Riparimi i hekurudhës së Korridorit 10...........................................17.600.000 Е

Për realizimin e këtij projekti janë siguruar mjete si kredi prej EBRD-së.Është planifikuar riparim prej 53 kilometrash të Korridorrit 10 në segmentet Tabanovcë – Kumanovë , Nogaevci – Negotinë dhe Miravci – Smokvicë.Është bërë dhe shpallur tender për riparimin e dy segmenteve,si në vijim : Tabanovcë – Kumanovë në gjatësi prej 13.3 km dhe Miravci – Smokvicë në gjatësi prej  31.1 km.Në vijim është  evaluimi i ofertave dhe zgjedhja e ofertuesit më të volitshëm.Nisja e punëve është paraparë për në muajin Mars të vitit 2012.Me realizimin e këtij projekti do të eliminoheshin ngasjet e ngadalshme të tanishme në ato segmente dhe do të mundësohej rritje e shpejtësisë  që është parashikuar deri në 120 km/orë.

 

2.  Përpunimi i dokumentacionit teknik për Korridorin 10 dhe 10d...1.700.000 Е

Mjetet për realizimin e këtij projekti janë siguruar nëpërmjet IPA-s programi operativ OPRD 2007/2009.Është e nevojshme që të përpunohet  projekt       ideor,studim i fizibilitetit,studim i Impaktit Mjedisor dhe projekt themelor  për segmentin Kumanovë – Deljadrovci ne gjatësi prej 3,4 kilometrash,Studim i fizibilitetit dhe studim i Impaktit Mjedisor për segmentin Draçevë – Veles në gjatësi prej 35 kilometrash dhe studim i fizibilitetit,studim i Impaktit Mjedisor dhe projekt themelor për segmentin Manastir – Kremenicë në gjatësi pre 16 kilometrash,si pjesë e Korridorit 10d.Në vijim është zgjedhja e kompanisë për perpunimin e dokumentacionit teknik.

 

3. Restaurimi i stacionit hekurudhor Shkup.............................2.900.000 Е

Mjetet për realizimin e këtij projekti janë siguruar nëpërmjet IPA-s programi operativ OPRD 2007/2009.Për realizimin e tij ështe përgatitur projekt ideor.

Është zgjedhur firma konsultuese e cila deri në fund të vitit 2011 ka për detyrë të përpunoj projekt themelor dhe dokumentacion të tenderit me specifikime për shpallje të tenderit për kryerës të punëve.

Me realizimin e këtij projekti do të përmirësohen kushtet për përdorimin e stacionit nga ana e personave me aftësi të kufizuara dhe personave me nevoja të veçanta,duke vendosur ashensorë dhe shkallë lëvizëse të përshtatshme për persona të tillë.

Gjithashtu do të vendoset sistem i ri informativ për pasagjerët,sistem për adresa publike dhe të tjera,kështu stacioni do të merrte imazh evropian.

 

4.     Rehabilitimi , mbindërtimi dhe rindërtimi i stacioneve......3.000.000 Е

Mjetet për realizimin e këtij projekti nga IPA programi operativ për zhvillim rajonal për infrastrukturë hekurudhore – OPRD 2010/2011 të reviduara,janë në fazën e miratimit. Në përgatitje është dokumentacioni i tenderit për angazhimin e  konsultantit. Ky projekt do të realizohej në 5-8 stacione hekurudhore përgjatë Korridorit 10 dhe degës 10d dhe do te përbehej me përmirësim arkitektural , teknik dhe informativ të stacioneve , për përdorim më të përshtatshëm dhe më racional të tyre.

5.      Radio dispeçer sistemi – GSMR .................................................3.000.000 Е

 Mjetet për realizimin e këtij projekti nga IPA programi operativ për zhvillim rajonal për infrastrukturë hekurudhore – OPRD 2010/2011 të reviduara,janë në fazën e miratimit.Në përgatitje është dokumentacioni i tenderit për angazhimin e konsultantit për përpunimin e dokumentacionit teknik për zgjedhjen e kontraktorit.Ky projekt do të realizohej  përgjatë Korridorit 10 prej Tabanovce deri në Gjevgjeli.Përfitimi nga ky projekt është në rritjen e sigurisë në  komunikacionin hekurudhor.

6.     Sistemi për kontrollin e shpejtësisë së trenit- ETCS……………3.000.000 E

Mjetet për realizimin e këtij projekti nga IPA programi operativ për zhvillim rajonal për infrastrukturë hekurudhore – OPRD 2010/2011 të reviduara,janë në fazën e miratimit.Në përgatitje është dokumentacioni i tenderit për angazhimin e konsultantit për përpunimin e dokumentacionit teknik për zgjedhjen e kontraktorit.Ky projekt do të realizohej  përgjatë Korridorit 10 prej Tabanovce deri në Gjevgjeli.Përfitimi nga ky projekt është në rregullimin automatik të shpejtësisë së trenit,që do të thotë optimizëm në procesin e ngasjes dhe mundësi për përdorimin e frenimit automatik gjatë kalimit të trenit në sinjal të kuq.

7.     Rikonstruimi i hekurudhës Manastir – Kremenicë ....................9.000.000 Е

Mjetet për realizimin e këtij projekti nga IPA programi operativ për zhvillim rajonal për infrastrukturë hekurudhore – OPRD 2010/2011 të reviduara,janë në fazën e miratimit.

Dokumentacioni i tenderit për angazhimin e konsultantit do të bëhet gjatë vitit 2012,pas përpunimit të studimit të fizibilitetit,studimit të mjedisit jetësor dhe projektit themelor.

Dobia e këtij projekti do të ishte lidhshmëria hekurudhore me R. e Greqisë për zhvillim më të madh dhe më të shpejtë ekonomik të rajonit Pellagonian.

 

B)  КОRRIDORI 8            

1.     Përpunimi i projekteve themelore për rehabilitimin e hekurudhës Kumanovë – Beljakovci dhe përpunimi i dokumentacionit të tenderit për zgjedhjen e firmës ndërtimore e cila do ta kryej rehabilitimin……………………............1.500.000 Е

Mjetet për realizimin e këtij projekti janë siguruar  nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perendimor.Në vijim është zgjedhja e konsultantit për përpunimin e projekteve themelore për rehabilitimin e hekurudhës Kumanovë – Beljakovci në gjatësi prej 30 km dhe përpunimi i dokumentacionit të tenderit për zgjedhjen e firmës ndërtimore e cila do ta kryej rehabilitimin.

 

2.   Përpunimi i dokumentacionit teknik për Korridorin 8 në segmentin Kumanovë – kufiri i Bullgarisë ................................................500.000 Е

Për realizimin e këtij projekti janë siguruar mjete financiare si donacion nga EBRD-ja.Është e nevojshme që të përpunohet studim i fizibilitetit dhe studim i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis dhe jetës social-ekonomike për segmentin Kumanovë – kufiri i Bullgarisë.Shtëpia për konsultime EPTISA duhet ta përpunojë draftin final të studimit të fizibilitetit deri më datë 31.11.2011,derisa studimi Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis dhe jetës social-ekonomike duhet të përpunohet deri më datë 15.12.2011,që më pas të shpallet në faqen e internetit të Ministrisë së Mjedisit Jetësorë dhe Planifikimit Hapsinorë dhe brenda 120 ditëve merret raporti per adekuatitetin e studimit.

 

3.     Përpunimi i projektit themelor dhe të ndërtimit dhe dokumentacion i tenderit për ndërtim  të një segmenti të ri hekurudhor Kërçovë – kufiri me Republikën e Shqipërisë si pjesë e  Korridorit 8 hekurudhor ..............................................3.000.000 Е

Mjetet për realizimin e këtij projekti nga IPA program operativ për zhvillim rajonal për infrastrukturë hekurudhore – OPRD 2010/2011 të reviduara,janë në fazën e miratimit. Në përgatitje është dokumentacioni i tenderit për angazhimin e konsultantit i cili do të përpunonte projekt themelor dhe të ndërtimit dhe dokumentacion për tender.Vlerësimi ynë i parë ishte se mjetet financiare janë të mjaftueshme,por me përpunimin e projektit ideor dhe studimit të fizibilitetit,erdhëm në konstatim se për realizimin e këtij projekti mjetet janë të pamjaftueshme për përfundim të plotë.Mendojmë se është e nevojshme që nga mjetet e ardhshme të IPA-s programi operativ për zhvillim rajonal i infrastrukturës hekurudhore,të aplikohet për 5.000.000 E shtesë për kryerje të plotë dhe të suksesshme të këtij projekti.

4.      Sigurimi me pajisje sinjalo-siguruese në dy kalime rrugore të relacionit Gj.Petrov – Gostivar...................................200.000  Е

      Mjetet financiare për realizimin e këtij projekti,parashikohet të jenë nga burimet e veta.Shfaqet nevoja që pamvarësisht 14 kalimeve të siguruara me pajisje sinjalo-siguruese,me pajisje të tilla të sigurohen edhe dy,që sipas mendimit të komunave janë shumë frekuentive dhe domosdoshmërisht të nevojshme për komunikim në popullatën vendore.Njëri kalim rrugor është në afërsi të fshatit Radushë,ndërsa tjetri është në afërsi të Tetovës.Realizimi i këtij projekti krejtësisht do të realizohet nga punonjësit e NP HM Infrastruktura.Dobia e këtij projekti është mbrojtja dhe siguria e popullatës gjatë  kalimit me automjet përmes hekurudhës që është në nivel me rrugën,kështu me sinjalet ndriçuese dhe alarmin tingëllues sinjalizohet ardhja e trenit.

INFO
Informata mbi çmimin e biletave hekurudhore mund të merret në:
e-mail: mztransportad@mt.net.mk
Telefon: 2449-212
PARTNERËT
EUROFIMA
RNE
UIC
CER
SERG