NP Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura dënojnë grevën, Qeveria e re Reformatore ta liberalizojë tregun
Ndërmarja Publike Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura ashpër dënon grevën e makinistëve në Hekurudhat e Maqedonisë-Transport.

Në të gjithë këtë situatë NP Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura dhe Hekurudhat e Maqedonisë- Transport janë peng i një grupi të punëtorëve sepse në trafikun hekurudhor nuk ekziston operator tjetër i cili bën transportin e njerëzve dhe mallrave dhe për këtë qëllim të dy kompanitë e posaçërisht Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura po përballet me humbje të larta financiare, sepse kompanitë transportin e mallrave të tyre e orientojnë drejt vendeve të treta ose transportin e bëjnë me mjete të tjera transpotrtuese. 

Problemet në sistemin hekurudhor u shfaqën me ndryshimet e ligjit për sistemin hekurudhorë në nëntor të vitit 2011, me të cilin në kundërshtim me direktivat të BE-së u ndalua liberallizimi i tregut. 

Kjo situatë e re e krijuar i mundësoi ndërmarjes Hekurudhat e Maqedonisë- Transport pozitë të monopolit. 

Me këtë një grup i punëtorëve e mbajnë peng gjithë sistemin hekurudhuror.

Si rezultat i kësaj politike të gabuar, shfrytëzimi i kapacitet të infrastrukturës hekurudhore nuk ësht më i lartë se 5 deri 7 % edhe pse ndërmarja Publike Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura është e gatshme që në çdo moment të japë shërbimet e saj për shumë më tepër operatorë.

Ndryshimet e këtij ligji kontribuan që humbjet në dy kompanitë të rriten, posaçërisht në dërmarjen Publike Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura .

Për këtë qëllim ndërmarja Publike Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura nga Qeveria e re Reformatore të kthehet ligji dhe të mundësohet liberalizimi i tregut të sistemit hekurudhor në pajtim me direktivat evropiane. 

Ndërmarja Publike Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura me liberalizimin e tregut në sistemin hekkurudhor do t’i rritë mjetet financiare nga pagesa e taksës për shfrytëzimin e infrastrukturës hekurudhore.

Kjo tregon se me liberalizimin e tregut hekurudhor në Republikën e Maqedonisë,ndërmarja Publike Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura është e gatshme të japë shërbime edhe operatorëve të tjerë të cilët janë të interesuar të hyjnë në treg.
INFO
Informata mbi çmimin e biletave hekurudhore mund të merret në:
e-mail: mztransportad@mt.net.mk
Telefon: 2449-212
PARTNERËT
EUROFIMA
RNE
UIC
CER
SERG