Kujdes, vjedhjet e shpeshtuara, rrezikojnë sigurinë dhe funksionimin normal të trafikut hekurudhor
Ndërmarrja Publike Hekurudhat e Maqedonisë- Infrastruktura Shkup, ju informon se për shkak të vjedhjeve të shpeshtuara të pjesëve të rëndësishme të sistemit për siguri dhe sinjalizimit në vend kalimet rrugore është rrezikuar funksionimi normal i trafikut hekurudhor.

Kështu duke filluar prej datës 12.04.2017,NP Hekurudhat e Maqedonisë- Infrastruktura përkohësisht ka ndërprerë punën e rregullt në vend kalimet rrugore në linjën hekurudhore Gjorçe Petrov- Kërçovë, përfshirë këtu të gjitha vend kalimet rrugore që gravitojnë në këtë pjesë të hekurudhës.

Prandaj, NP Hekurudhat e Maqedonisë- Infrastruktura u apelon të gjithë qytetarëve që të jenë të kujdesshëm gjatë qarkullimit me automjetet e tyre në këto vend kalime rrugore.
INFO
Informata mbi çmimin e biletave hekurudhore mund të merret në:
e-mail: mztransportad@mt.net.mk
Telefon: 2449-212
PARTNERËT
EUROFIMA
RNE
UIC
CER
SERG