Asani merr pjesë në kuvendin e organizatës evropiane të kompanive hekurudhore
Drejtori i Ndërmarrjes Publike Hekurudhat e Maqedonisë-Infrstruktura, Irfan Asani po merrë pjesë në kuvendin e përgjithshëm të organizatës evropiane të kompanive hekurudhore infrastrukturore i cili mbahet prej datës 8-të deri me 10-të shkurt në Bruksel.

Në kuadët të këtij kuvendi është firmosur Deklerata për përfshirje sociale e cila detyron nënshkruesit e saj, institucionet kombëtare dhe organizatat të ndryshme në stacionet hekurudhore të mundësojnë afrimin e personave që ballafaqohen me vështirësi sociale.

Kjo Dekleratë fillimisht është firmosur në vitin 2008-të nga 5-së kompani hekurudhore, në vitin 2012-të e kanë firmosur edhe 7-të anëtare tjera, ndërsa në kuvendin e përgjithshëm që është duke u mbajtur në Bruksel, Dekleratën e kanë firmosur edhe disa anëtare të reja të CER-it.

Drejtori Asani ka theksuar se përvojat nga ky kuvend kanë rëndësi të madhe për infrastrukturën hekurudhore të Maqedonisë, sepse japin kahje të qartë se në cilin drejtim duhet të zhvillohet kjo pjesë e trafikut në të ardhmen.

"Në margjinat e këtij kuvendi, kemi realizuar takime me shumë drejtorë të kompanive hekurudhore me të cilët kemi shkëmbyer përvojat dhe mendime për zhvillim të mëtutjeshëm të infrastrukturës hekurudhore në Maqedoni. Me disa prej tyre është paralajmëruar edhe firmosja e marrëveshjeve dhe memorandumeve për bashkëpunim" deklaroi Asani.

Para kompanive pjesmarrëse në këtë kuvend fjalim ka mbajtur edhe Drejtori i Direktoratit për politika koordniuese dhe siguri të BE-së, zotri Per Haugard, i cili ka prezantuar rezultatet e studimit për siguri në shërbimet dhe trafikun hekurodhor ndërkombëtar.

Gjithashtu janë prezantuar edhe prioritet për periudhën 2017-2020, si dhe zbatimin e 10-të prioriteteve të miratuara në mbledhjen e përfaqësuesve të BE-së në dhjetor të vitit 2016.

Në kuvendin e përgjithshëm janë shqyrtuar edhe regulativat e BE-së si dhe propozimet për ndryshimin e tyre
INFO
Informata mbi çmimin e biletave hekurudhore mund të merret në:
e-mail: mztransportad@mt.net.mk
Telefon: 2449-212
PARTNERËT
EUROFIMA
RNE
UIC
CER
SERG