Treni të niset në Shqipëri e të mbaron në Bullgari, Aasani: “Qeveria e re duhet t’ia mendojë fondet”
Projekti për ndërtimin e hekurudhës që do të lidhë tre shtetet Bulgarinë, Maqedoninë dhe Shqipërinë po shkon drejt finalizimit.  

Ndërmarrja publike e Hekurudhave të Maqedonisë për infrastrukturë ka ngritur një iniciativë të kahmotshme që të lidhë dy vendet fqinje. 

Kjo iniciativë pritet të bëj lidhjen historike, kur për herë të parë këto shtete do të përdorin edhe komunikacionin hekurudhor.  

Drejtori i kësaj ndërmarrje Irfan Asani thotë se plani hekurudhorë Kërçovë – Lin me, është hartuar nga konzorciumi spanjollo-francez dhe se për momentin është në fakultetin e ndërtimtarisë për revizion final.

“Projekti infrastrukturor është i kryer, kemi një angazhim apo rritje në drejtim të analizave plotësuese. Pjesa më e madhe e projekteve është e përfunduar, një pjesë e ngelur janë në fakultetin e ndërtimtarisë sepse ata janë institucion që bën revilimin e parametrave të tërësishëm të projektit”, u shpreh Irfan Asani, drejtor i Hekurudhave të Maqedonisë për infrastrukturë.

Nga fakulteti i ndërtimtarisë për TV21 sqaruan se kanë bërë një fazë të revizionit ose kontrollimit me çka duhet të kalojë edhe një revizion për të konstatuar projektin final.

Asani thotë se deri në muajin korrik i gjithë projekti do të jetë i revizuar  e më pas mund të jepet dritë jeshile për shpalljen se kush fiton tenderin e ndërtimit.

Por ndonëse projekti së shpejti do të jetë gati, megjithatë paratë ende nuk janë siguruar, për shkak se siç thotë Asani, së pari duhet të formohet qeveria.

“Të jemi optimist se do të formohet qeveri të shpejtë ose strukturë qeveritare me qëllim që të hapet rruga bisedave ose orientimit për të gjetur fonde të mjaftueshme për ndërtimin e hekurudhës por nga do të vijnë fondet është çështje që qeveria duhet ti parasheh se a do të jenë kredi nga bankat apo ndonjë formë tjetër r investimit”, shtoi Asani.

Ky korridor që do t’i lidhë tre shtetet përmes hekurudhës do të kushtojë 500 milion euro, ndërsa sipas asaj që ka parashikuar drejtori Asani, hekurudha do të jetë gati në vitin 2022.

Për ta kompletuar “Korridorin 8”, Maqedonia tashmë është duke punuar relacionin KrivaPallakë- Deve Bair, që paraqet hallkën e fundit të lidhjes së vendit me Bullgarinë.
INFO
Informata mbi çmimin e biletave hekurudhore mund të merret në:
e-mail: mztransportad@mt.net.mk
Telefon: 2449-212
PARTNERËT
EUROFIMA
RNE
UIC
CER
SERG