Në vitin 2020 Maqedonia dhe Bullgaria lidhen përmes linjës hekurudhore

Lidhja hekurudhore, përcaktimi i pikave lidhëse në trafikun hekurudhor mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, intensifikimi i bashkëpunimit, shkëmbimi i përvojave dhe këmbimi i ekipeve të ekspertëve  ishin disa nga temat për të cilat diskutuan drejtori i ndërmarrjes Publike Hekurudhat e Maqedonisë Infrastruktura Irfan Asani dhe drejtori i kompanisë hekurudhore infrastrukturore të Bullgarisë Milço Lambrev në takimit që u realizua në Shkup.

Gjatë këtij takimi, Asani e ka informuar homologun e tij bullgar rreth punëve ndërtimore dhe projekteve të cilat aktualisht zhvillohen në drejtim të ndërtimit të linjës hekurudhore përkatësisht në Korridorin 8 pjesa lindore.  Sipas Asanit më së voni deri në bitin 2020 pritet që dy shtetet të lidhen edhe përmes trafikut hekurudhor.

“ Nëse gjithçka shkon sipas planit, për katër vite është planifikuar të përfundojnë të gjithë punët ndërtimore në linjën hekurudhore drejt Bullgarisë dhe më së voni deri në vitin 2020 Shkupi dhe Sofja do të lidhen edhe përmes trafikut hekurudhor” është shprehur Asani në takimin me Lambrev.

Sipas drejtorit të kompanisë hekurudhore infrastruktirore të Bullgarisë Milço Lambrev, ka deklaruar se për momentin kompania bullgare po projekton trase të reja hekurudhore në drejtim të Maqedonisë.

“ Ne do të arijmë që t’i përfundoni punët ndërtimore deri në vitin 2020, ne si kompani jemi të gatshëm që të lidhemi edhe përmes linjës së vjetër edhe pse paralelisht po e ndërtojmë trasën e re në drejtim të kufirit me Maqedoninë” ka thënë Lambrev.

Drejtori i ndërmarrjes Publike Hekurudhat e Maqedonisë Infrastruktura , homologun e tij bullgar e ka informuar edhe për aktivitetet aktuale të cilat po zhvillohen në Korridorin 8, përkatësisht për lidhjen hekurudhore me Shqipërinë, ku për momentin ka përfunduar 50 % i hartimit të projektit kryesor.

Takimi i radhës mes dy drejtorëve do te realizohet në Sofje  me qëllim te kordinimit më të mirë mes hekurudhave të Maqedonisë dhe Bullgarisë .

 

INFO
Informata mbi çmimin e biletave hekurudhore mund të merret në:
e-mail: mztransportad@mt.net.mk
Telefon: 2449-212
PARTNERËT
EUROFIMA
RNE
UIC
CER
SERG