Shpallet konkursi parakualifikues për ndërtimin e fazës së dytë të linjës hekurudhore Belakovcë-Kriva Pallankë

Në veb faqen e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillm (BERZH ) www.ebrd.com/work-wth-us/procurement/p-pn.....html është publikuar ftesa parakualifikuese për ndërtimin e Koridorit hekurudhor 8 për fazën e dytë e cila fillon nga Belakovca deri në Kriva Pallankë, ndërsa kompanitë e interesuara vendore dhe ndërkombëtare mund të konkurojnë deri me datë  07.07.2016.

Bëhet fjalë për ndërtimin e pjesë së dytë të linjës hekurudhore Belakovë-Kriva Pallankë me gjatësi të përgjithshme prej 34 kilometra dhe 5.5 kilometra udhë hekurudhhore anësore .

Në këtë pjesë hekurudhore është parashikuar të ketë dy stacione hekurudhore dhe tre ndalesa në Shopsko rudare, Krilaticë dhe Psaça.

Kompania austriake Obermaer e ka punuar projektin kryesor me të cilin është parashikuar punë në teren prej 1.260.000м3 (pastrimi i terrenit dhe nxjerja e dheut) ndërtimi i linjës hekurudhore në gjatësi prej 39.5 kilometra, 29 uro me gjatësi prej 4.6 kilometra, 6 mbikalime, 3 nënkalime 15 tunela me gjatësi prej 3,5 kilometra, 33 mure mbrojtëse, 10 perona, rrugë përreth hekurudhës me gjatësi prej 10.2 kilometra.

E gjithë pjesa hekurudhore do të pajiset me teknologji më bashkëkohore sinjalizuese me çka siguria në trafikun hekurudhor do të jetë në nivel më të lartë.

Kompania e cila do të fitojë ndërtimin e kësaj pjese hekurudhore, punën ndërtimore t’i përfundojë në afat kohor prej 40 muajve.

Fondet financiaare për ndërtimin e kësaj pjese janë siguruar nga kredia e marrë nga BERZH në vlerë prej 145 milion euro.

Nëse punët për zgjedhjen e kompanisë me ofertën më të mirë shkojnë ashtu si duhet, punët ndërtimore për ndërtimin e kësaj pjese hekrudhore pritet të fillojnë pa perfundimit të këtij viti.

 

INFO
Informata mbi çmimin e biletave hekurudhore mund të merret në:
e-mail: mztransportad@mt.net.mk
Telefon: 2449-212
PARTNERËT
EUROFIMA
RNE
UIC
CER
SERG