Merko: Asani po bën punë tëmadhe për Korridoret 10-ë dhe 8-të
Një delegacion i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) i kryesuar nga zëvendësministri  Nimetulla Halimi dhe deputetët Ramiz Merko dhe Musa Ibrahimi, vizituan ndërmarrjen Publike Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura.

Drejtori i ndërmarrjes Irfan Asani, zëvendësministrin dhe deputetët i informoi për projektet e realizuara dhe aktivitetet që janë në rrjedhë e sipër, me theks të veçantë për ndërtimin e linjës hekurudhore në drejtim të Shqipërisë, riparimin e infrastrukturës hekurudhore si dhe ndërtimin e disa stacioneve hekurudhore të reja në Tetovë, Gostivar, Radushë dhe në vendbanime të tjera. 

“Disktuam për projektet që gjenden në programin e Bashkimit Demokratik për Integrim që kanë të bëjnë me sferën e transportit hekurudhor. Kisha rastin që nga afër të njoftoj zëvendësministrin dhe deputetët në lidhje me projektet të cilat në vazhdimësi edhe ju i keni përcjellur, e që kanë të bëjnë me modernizimin dhe ngritjen e shërbimeve në transportin hekurudhor, dhe njëkohësisht me iniciativat për ndërtimin e hekurudhave të reja  siç është Korridori 8-të pjesa perëndimore që lidh Kërçovën me Linin, do të thotë me Republikën e Shqipërisë dhe pjesën tjetër që e lidh Kumanovën me Bullgarinë” u shpreh drejtori i ndërmarrjes Publike Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura Irfan Asani.

Deputeti Ramiz Merko pas takimit theksoi se drejtori Asani po bën punë të madhe në sektorin  hekurudhor në vend,  sidomos për punët që po zhvillohen edhe në Korridorin 10-të por edhe në Korridorin 8-të.

“Ne jemi të kënaqur për punët  që po ndodhin edhe në Korridorin 10-të  por edhe në Korridorin 8-të, sidomos pjesa e Korridorit 8-të  nga Kërçova deri në Lin në Republikën e Shqipërisë që është një linjë diku rreth 61 kilometër dhe është me initeres për lidhjen e dy shteteve dhe lëvizjen e mallrave dhe kapitalit ndërmjet dy shteteve. Sipas informatës që e morrëm, në këtë drejtim po bëhen punë intensive dhe në vitin 2016-të do të kemi projekt përfundimtar për këtë pjesë të Kirridorit 8-të me ç’rast janë ndarë 100 milionë euro për punët përgaditore por edhe për fillimin e një pjese të hekurudhës të Korridorit 8-të” tha Ramiz Merko deputet i BDI-së.

Zëvendës  ministri i Transportit dhe Lidhjeve Nimetulla Halimi theksoi se investimi në infrastrukturën hekurudhore paraqet investim kapital për zhvillimin ekonomik të Maqedonisë.

“Me punën dhe aktivitetin që tregon drejtori, Bashkimi Demokratik për Integrim  por edhe ne si pjesë e Qeverisë jemi të kënaqur. Shkëmbyem mendime dhe përvoja profesionale dhe në të ardhmen shpresojmë që edhe infrastruktura hekurudhore do të modernizohet dhe do të bëhet pjesë e infrastrukturës moderne të Evropës“ tha zëvendës ministri i Transportit dhe Lidhjeve Nimetulla Halimi. 

Drejtori Asani, delegacionin e lartë të BDI-së e informoi edhe për investimet në terminalin multimodular i cili tashmë është lëshuar në përdorim.
INFO
Informata mbi çmimin e biletave hekurudhore mund të merret në:
e-mail: mztransportad@mt.net.mk
Telefon: 2449-212
PARTNERËT
EUROFIMA
RNE
UIC
CER
SERG