Asani: Ndërtimi i hekurudhës në Koridorin 8-të është i rëndësishëm për ekonominë (FOTO)
Në mbikqyrjen e punëve ndërtimore pëer rikonstruimin e pjesës traesës hekurudhore Kumanovë-Belakovcë, drejtori i ndërmarrjes publike Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura Irfan Asani theksoi se me qëllim që trafiku në këtë kalim hekurudhor të realizohet pa penges në të cilin kryqëzohen Koridoret 8-të dhe 10-të në rrjedhë të sipër është ndëryimi i urrës e cila do të ketë 8-të mbikalime dhe 6-të nënkalime.

Sipas Asanit ndërtimi i hekurudhës në Koridorin 8-të ka rëndësi të madhe për ekonominë e Maqedonisë por edhe për transportin e njerëzve dhe mallrave të ndryshëm.

“Vlenë të përmemdet se ndërtimi i Koridorit 8-të për Hekurudhat e Maqedonisë dhe për shtetin nënkupton qarkullim, lëvizje e 32 çifte të trenave qofshin për transportin e njerëzve apo të mallrave. Kjo do të kishte një ndikim të madh për ekonominë e Maqedonisë por edhe për të gjitha kapacitetet indstriale të cilat janë ngushtë të lidhura me prodhimin epo transportin e mallrave” theksoi Asani.

Rikonstruimi i kësaj pjese të hekurudhës në gjatësi prej 30.8 kilometra e para nga tre pjesët e cila përmes hekurudhës do të lidhë Maqedoninë me Bullgarinë filloi në muajin mars të këtij viti.

Asani theksoi sde ndërtimi po shkon sipas dinamikës së planifikuar, ndërsa aktivitetet ndërtimotre pritet të përfundojnë në muajin shtator të vitit 2017.

“Në kohën e fundit për shkak të revizionit të keq nga ana e fakultetit të ndërtimtarisë po ballafaqohemi me mangësi të shumta të cilat në praktikë po na shkaktojnë shumë ndryshime të cilat kërkojnë zgjidhje tjetër dhe kjo merr kohë shtesë “u shpreh Asani.

Gjithë projekti është financuar nga Banka evropiane për rindërtim dhe zhvillim, ndërsa trenat e parë përmes koridorit pritet të kalojnë në vitin 2022.
INFO
Informata mbi çmimin e biletave hekurudhore mund të merret në:
e-mail: mztransportad@mt.net.mk
Telefon: 2449-212
PARTNERËT
EUROFIMA
RNE
UIC
CER
SERG