Stacioni hekurudhor në Shkup deri në muajin maj me pamje të re (FOTO)
Stacioni hekurudhor në Shkup më së voni deri në muajin maj të viti 2015 do të marrë pamje të re. Drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë Irfan Asani theksoi se projekti për rinovimin e stacionit hekurudhorë të Shkupitdo të përmirësojë cilësinë e shërbimeve të përgjithshme për udhëtarët, do të ritë standardet teknike si dhedo të rritë kapacitetit e stacionit.

Projektin për renovimin e stacionit hekurudhor e ka hartuar nga kompania holandeze Grontmej, i cili do të kushtojë 2.9 milion euro, ndërsa do të financohet nga Bashkimi Evropian përmes IPA fondeve.

Stacioni hekurudhor në Shkup i cili është lëshuar në përdorim para 33 viteve në atë kohë ka qenë qendër trafiku më moderne jo vetëm në Maqedoni por edhe më gjerë në Ballkan. Përmes këtij stacioni kanë kaluar nga70 trena në ditë dhe rreth 7000 udhëtarë, ndërsa me pamjen e tij specifike me funksionalitetin e tij ka paraqitur kulmin e arritjeve në arkitekturën e asaj kohe.

Prej asaj kohe e deri ditët e sodit nuk ka pasur ndonjë investim më të madh, kurse aktivitetet aktuale do të kontribuojnë në kthimin e krenarisë së dikurshme” theksoi Asani.

Sipas Asanit projekti i përfshinë këto aktivitete, dy ashensorë të ri të cilët udhëtarët do t’i transportojnë prej përdheses drejt në perona. Një ashensorë do të ketë platformë për personat me karrocë dhe për udhëtarët që kanë bagazh të madh, adaptimi i tualeteve publik për personat me nevoja të veçanta, rritja e nivelit të peronave ekzistues për 55 cm, përkatësisht në nivelin e platformës së vagonëve.

Projekti gjithashtu përfshinë edhe ndërtimin e rrugicave speciale dhe instalimi i audio sinjaleve për personat e verbër, sistem i ri për informim dhe lajmërime, sistem elektronik për hyrje në stacionin Hekurudhor, rindërtimi i hapësirave për parking dhe përmirësim të ndriçimit dhe klimatizimit.
INFO
Informata mbi çmimin e biletave hekurudhore mund të merret në:
e-mail: mztransportad@mt.net.mk
Telefon: 2449-212
PARTNERËT
EUROFIMA
RNE
UIC
CER
SERG