PROJEKTE PËR REHABILITIMIN DHE MODERNIZIMIN E KORIDORIT HEKURUDHOR 10 NË VITIN 2014

PROJEKTE PËR REHABILITIMIN DHE MODERNIZIMIN E KORIDORIT HEKURUDHOR 10 NË VITIN 2014

1. Riparimi i hekurudhës në pjesën Nogaevci – Negotino………….….. 10.400.000 E

Për realizimin e këtij projekti janë siguruar mjete si kredi nga BERZH. Me financim nga 17.6 mil. eurove është planifikuar riparimi i 55 kilometrave të Koridorit 10 të pjesëve Tabanovci – Kumanovë, Nogaevci – Negotinë dhe Miravci – Smokvica. Pjesët Tabanovci – Kumanovë dhe Miravci – Smokvica janë përfunduar në vitin 2013 në partneritet me Alpine & Wiebe. Riparimi i pjesës Nogaevci – Negotinë me procedurë tenderimi e ka fituar firma SK 13 Holding – Bullgari. Puna në këtë seksion filloi në fillim të këtij viti dhe duhet të përfundojë deri në fund të vitit 2014. Realizimi i këtij projekti do të eliminojë ngarjet aktuale të ngadalta në atë segment dhe do të lejojë rritjen e shpejtësië së projektuar, respektivisht 120 km/h, që do të thotë lëvizje më të shpejtë të udhëtarëve dhe të mallrave, si dhe rritje e sigurisë në trafikun hekurudhor.

2. Përgaditja e dokumentacionit teknik për Koridorin 10…………..….  1.700.000 E

Mjetet për realizimin e këtij projekti janë siguruar nëpërmjet IPA programit operativ OPRD 2007 – 2009. E nevojshme është që të përpunohet një projekt ideor, studimi i fizibilitetit, një studim mbi ndikimin mjedisor dhe projekti bazë për pjesën Kumanovë – Deljadovci në gjatësi prej 13.4 kilometrave deri në fund të muajit prill, 2014 dhe të rishqyrtohet deri në korrik të vitit 2014. Studimi i fizibilitetit dhe studimi i ndikimit mjedisor për pjesën Draçevo – Veles në gjatësi prej 35 kilometrave është bërë në vitin 2013. Studimi i fizibilitetit dhe studimi i ndikimit mjedisor dhe projekti kryesor për pjesën Manastir – Kremenicë në gjatësi prej 16 kilometrave, si pjesë e koridorit 10d është bërë në vitin 2013. Realizimi i dokumentacionit teknik është realizuar nga firma ILF.

3. Restaurimi i Stacionit Hekurudhor – Shkup………………………….. 2.900.000 E

Mjetet për realizimin e këtij projekti janë siguruar nëpërmjet IPA programit operativ OPRD 2007 – 2009. 

E zgjedhur është një firmë konsultante e cila zhvillon projektin kryesor dhe dokumentacionin tenderues me specifikim për të tenderuar kontraktorin që do të realizoj punën. Përzgjedhja e kontraktorit që do të realizojë punën, gjithësej nga pesë firmat që kanë aplikuar për tenderin, i shkoi një konsorciumi prej tre firmave vendase.

Me realizimin e këtij projekti do të përmisohen kushtet për shfrytëzimin e stacionit nga ana e personave invalidorë dhe personave me aftesi të kufizuara duke vendosur ashensorë dhe shkallë të përshtatura për personat e tillë, si dhe platforma më të larta për hyrje dhe dalje më të qetë nga trenat.

Gjithashtu do të vendoset një sistem i ri informacioni për udhëtarët, sistem për adresa publike dhe një sistem tjetër më të cilin stacioni do të fitojë karakter Europian. Pritet që fillimi i realizimit të jetë në prill të vitit 2014, me afat të përfundimit prej 11 muaj, respektivisht deri në mars të vitit 2015.

4. Rehabilitimi, rindërtimi dhe përmisimi i stacioneve………………….. 2.400.000 E

Mjetet për realizimin e këtij projekti janë nga Rishikimi i Programit IPA programi operativ për zhvillim rajonal të infrastrukturës hekurudhore – OPRD 2010 / 2011. Ky projekt do të realizohet në 10 stacione hekurudhore në gjatësi të Koridorit 10 dhe degës 10d dhe do të përbëhet nga kushtet arkitektonike, teknike dhe informative për përmisimin e stacioneve me qëllim përshtatshmërinë dhe përdorimin racional të të njejtëve. Bëhet fjalë për stacionet: Tabanovc, Veles. Çashka, Bogomill, Prilep, Manastir, Gradsko, Negotino, D. Kapija dhe Gjevgjeli.

Dokumentacijoni projektues është përgaditur dhe pritet shpallja e tenderit për kontraktues në Mars të vitit 2014. Realizimi duhet të fillojë në tëtorë të vitit 2014 me afat të përfundimit prej 7 muajve, respektivisht deri në maj të vitit 2015.

5. Radio Sistemi i dërgimit – GSMR…………………………...………… 3.600.000 E

Mjetet për realizimin e këtij projekti janë nga Rishikimi i Programit IPA programi operativ për zhvillim rajonal të infrastrukturës hekurudhore – OPRD 2010 / 2011. Në vazhdimësi është përzgjedhja e kontraktuesit për përpunimin e dokumentacionit teknik. Në tender janë lajmëruar 15 firma. Përzgjedhja e 8 nga lista e shkurtër janë në miratim nga delegacioni i BE-së, e cila do të ndjekë përzgjedhjen e firmës më të mirë konsultante. Ky projekt do të realizohet për gjatësinë e Koridorit 10 nga Tabanovci deri në Gjevgjeli. Përfitimi nga ky projekt është rritja e sigurisë së komunikacionit hekurudhor që në këtë mënyrë arrihet të ekzistojë mbulim i plotë me lidhje të telefonave mobil ndërmjet shoferit dhe qendrës për thirje në hapsirë dhe kohë.

Parashihet që dokumentacioni teknik të përfundojë në vitin 2014, ndërsa realizimi i projektit në vitin 2015 dhe 2016.

6. Sistemi për kontrollin e shpejtësisë së trenit – ETCS………….….….. 3.600.000 E

Mjetet për realizimin e këtij projekti janë nga Rishikimi i Programit IPA programi operativ për zhvillim rajonal të infrastrukturës hekurudhore – OPRD 2010 / 2011. Në vazhdimësi është përzgjedhja e kontraktuesit për përpunimin e dokumentacionit teknik. Në tender janë lajmëruar 15 firma. Përzgjedhja e 8 nga lista e shkurtër janë në miratim nga delegacioni i BE-së, e cila do të ndjekë përzgjedhjen e firmës më të mirë konsultante. Ky projekt do të realizohet për gjatësinë e Koridorit 10 nga Tabanovci deri në Gjevgjeli. Përfitimi nga ky projekt do të jetë rregullimi i shpejtësive automatik të trenit, që në rast përfundimtarë do të thotë optimizimi i përmisimit të trenit dhe mundësia e ndryshimit në frena automatik me kalimin e trenit në sinjal të kuq.

Parashihet që dokumentacioni teknik të përfundojë në vitin 2014, ndërsa realizimi i projektit në vitin 2015 dhe 2016.

7. Rindërtimi i hëkurudhës Manastir – Kramenicë………………...….. 21.000.000 E

Mjetet për realizimin e këtij projekti janë nga Rishikimi i Programit IPA programi operativ për zhvillim rajonal të infrastrukturës hekurudhore – OPRD 2010 / 2011. Dokumentacioni projektues është përpunuar dhe tani pritet shpallja e tenderit për ndërtim në mars të vitit 2014.

Përfitimi nga ky projekt do të jetë lidhja hekurudhore me R. e Greqisë, që do të kontribuonte në zhvillimin ekonomik për rajonin e Pellagonisë. Gjithashtu parashihet edhe lidhja e zonës industriale Zhabeni, ku planifikohet që të ndërtohet edhe një stacion industrial për ngarkim dhe shkarkim të mallrave.

Rindërtimi duhet të fillojë në muajin tetorë të vitit 2014 dhe të zgjasë 18 muaj, respektivisht deri në muajin mars të vitit 2016.

8. Përpunimi i dokumentacionit projektues për rindërtimin dhe rehabilitimin e pjesës Veles – Manastir……………………………………………..….. 1.500.000 E

Mjetet për realizimin e këtij projekti janë siguruar nëpërmjet IPA programit operativ OPRD 2012 – 2013. E nevojshme është që të përgaditet dokumentacion projektues edhe atë: Studimi i Realizueshmërisë, Projekt Ideor, Studimi i Fizibilitetit, Studimi i Ndikimit Mjedisor dhe Projekti Bazë, si dhe dosije tenderuese për punët ndërtimore dhe mbikëqyrje të pjesës Veles – Manastir, e cila do të kontribuojë në përmisimin e infrastrukturës hekurudhore të degës 10d si pjesë e koridorit 10. Këtë vit pritet shpallja e tenderit dhe përzgjedhja e konsultantit për realizimin e dokumentacionit tenderues.

INFO
Informata mbi çmimin e biletave hekurudhore mund të merret në:
e-mail: mztransportad@mt.net.mk
Telefon: 2449-212
PARTNERËT
EUROFIMA
RNE
UIC
CER
SERG